Nënshkruhet kontrata ndërmjet Infrastrukturës se Hekurudhave të Kosovës Sh,A INFRAKOS dhe operatorit ekonomik të GCF-së për fazën e dytë të të linjës 10 Fushë Kosovë – Mitrovicë

Me 08 dhjetor 2021 në Fushë Kosovë në ambientet e Infrastrukturës se Hekurudhave të Kosovës është nënshkruar kontrata ndërmjet UD.Kryeshefit Ekzekutiv të INFRAKOS SH.A., z. Zymer Zekaj dhe përfaqesues i operatorit ekonoik italian (Presidentit) G.C.F. Zoti Edoardo Rossi.

Në këtë akt ceremonial të nënshkrimit morën pjesë Ambasadori Italian në Kosovë, përfaqësues të Qeverisë, menaxhmenti i Infrakos-it dhe përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Projekti financohet nga Qeveria e Kosovës përmes kredive nga Banka për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Banka Evropiane për Investime (EIB) me 50% të mjeteve dhe 50% grande nga Komisionit Evropian nëpërmjet Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).

Shuma e kontratës për këtë projekt është rreth 48 milionë euro dhe  kohëzgjatja e punimeve për këtë fazë është 15 muaj.

Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës, Infrako SHA si përfitues i këtij projekti ka për objektiv rehabilitimin dhe avancimi i segmentit të linjës hekurudhore 10 Fushë Kosovë – Mitrovicë, në përputhje me kërkesat e Standardeve Teknike për Ndërveprim dhe Standardet Evropiane për të rritur sigurinë e trafikut hekurudhor, kushtet për pasagjerët, shpejtësinë e lëvizjës së trenit, numrin e trenave në ditë dhe për të mbështetur ekonominë vendor edhe rajonale.

Zekaj, UD i KE-së i Infrakos tha se ky moment po shënon vazhdimin e realizimit të rehabilitimit të linjës hekurudhore 10, e cila po hapë rrugë edhe për fazën e tretë nga Mitrovica për në Leshak dhe se me punëkryesin shpresojm që objektivi i jonë të realizohet sa më shpejtë në kohë dhe cilësi siç e kërkojnë standadet evropiane në mënyrë qe sa ma shpejtë t’i afrohemi Evropës. Z. Zekaj po ashtu i falëneroi institucionet ndërkombëtare financiare për mbështetjen në këtë projekt 50% grand, dhe Qeverinë e Republikës se Kosovës për pjesën tjetër të një kredie të butë.

Në emër të Qeverisë se Republikës se Kosovës fjalë rasti pati edhe zv. Ministri i Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës z. Hysen Durmishi i cili u zotua se Qeveria e Kosovës i ka marrë zotimet qe të mbështës rehabilitimin e linjave ekzistuese dhe mundësinë e hapjes së koridoreve të reja hekurudhore të lidhjes së Kosovës me Shqipërinë Prishtinë – Durrës. Me tej z. Durmishi i uroi nënshkrimin e kontratës të fazes se dytë hekurudhore.

Z. Rossi, CEO i G.C.F tha se jemi shumë të lumtur që do vazhdojmë bashkëpunimin edhe në fazën e dytë dhe nga ketu zotohemi se do i përmbushim të gjitha obligimet tona në kohë dhe me cilësi sipas standardeve evropiane.

Këtë akt ceremonial të nënshkrimit të këtij projekti madhor e përshëndeten edhe ambasadori Italian dhe përfaqesues të BERZH-it, BEI-së dhe WBIF.