Mbahet Samiti “Ekselenca Hekurudhore 2023”
Me datë 22.02.2023 në Prishtinë është mbajtur samiti për Ekselencën Hekurudhore 2023
Në këtë samit kanë marrë pjesë përfaqesues nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përfaqesuesit e infrastrukturës hekurudhore vendore, rajonale, si dhe të gjithë operatoret e transportit hekurudhor me qëllim të avancimit dhe standartizimit të sistemeve hekurudhore.
Në kuadër të këtij samiti Komuniteti i Transportit mbështeti nënshkrimin e MoC për Ekselencën Hekurudhore nga institucionet arsimore dhe kompanitë hekurudhore nga Evropa Juglindore me rastin e Samitit të Ekselencën Hekurudhore 2023.
Pjesëmarrja e përfaqesuesve te të gjithë mekanizmave hekurudhor e paten rastin qe të bëjnë prezantimet e tyre duke pasqyruar të tashmen dhe të ardhmen e mundshme në ngritjen e cilësisë dhe sigurisë në sistemin hekurudhor jo vetëm për Kosovën por edhe për gjithë ballaknin përendimor.
Naser Krasniqi, Kryeshef i kompanisë Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës e cilësoi këtë samit si të rendësisë se veçantë për sistemin hekurudhor rajonal, marrë parasysh qe me këtë dokument do të vëndosen themelet e ardhshme të qendrës për Ekselencën Hekurudhore për Rajonin.
Infrakos Sh.A si nënshkruese e dokumentit të MoC të ardhmen e saj e sheh si NP e integruar me standarde të larta cilësore dhe të sigurta në sistemin hekurudhor rajonal dhe atë evropian.
Dokumenti parash qe objektivi i qendrës është të identifikojë dhe të ekzekutojë transferimin e njohurive në mënyrë që të përmirësojë cilësinë e sistemeve hekurudhore, duke synuar qe qëllimi përfundimtar të jetë përshpejtimi i proceseve në zhvillimin e sistemeve të transportit hekurudhor në Evropën Juglindore në përputhje me gjendjen e tanishme dhe sistemet hekurudhore të BE-së.
Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës mbetët e përkushtuar qe t’i përkrahë këto nisma në avancimin e sistemit hekurudhor duke ndërtuar strategji konform direktivave ndërkombëtare në mënyrë qe të ofroj shërbime cilësore dhe të sigurta për të gjithë operatoret transportues hekurudhor, qoftë vendor apo ndërkombëtar.


