Mbahet Samiti “Ekselenca Hekurudhore 2023”

                 Mbahet Samiti “Ekselenca Hekurudhore 2023”

Me datë 22.02.2023 në Prishtinë është mbajtur samiti për Ekselencën Hekurudhore 2023

Në këtë samit kanë marrë pjesë përfaqesues nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përfaqesuesit e infrastrukturës hekurudhore vendore, rajonale, si dhe të gjithë operatoret e transportit hekurudhor me qëllim të avancimit dhe standartizimit të sistemeve hekurudhore.

Në kuadër të këtij samiti Komuniteti i Transportit mbështeti nënshkrimin e MoC për Ekselencën Hekurudhore nga institucionet arsimore dhe kompanitë hekurudhore nga Evropa Juglindore me rastin e Samitit të Ekselencën Hekurudhore 2023.

 

Pjesëmarrja e përfaqesuesve te të gjithë mekanizmave hekurudhor e paten rastin qe të bëjnë prezantimet e tyre duke pasqyruar të tashmen dhe të ardhmen e mundshme në ngritjen e cilësisë dhe sigurisë në sistemin hekurudhor jo vetëm për Kosovën por edhe për gjithë ballaknin përendimor.

Naser Krasniqi, Kryeshef i kompanisë Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës e cilësoi këtë samit si të rendësisë se veçantë për sistemin hekurudhor rajonal, marrë parasysh qe me këtë dokument do të vëndosen  themelet e ardhshme të qendrës për Ekselencën Hekurudhore për Rajonin.

Infrakos Sh.A si nënshkruese e dokumentit të MoC të ardhmen e saj e sheh si NP e integruar me standarde të larta cilësore dhe të sigurta në sistemin hekurudhor rajonal dhe atë evropian.

Dokumenti parash qe objektivi i qendrës është të identifikojë dhe të ekzekutojë transferimin e njohurive në mënyrë që të përmirësojë cilësinë e sistemeve hekurudhore, duke synuar qe qëllimi përfundimtar të jetë përshpejtimi i proceseve në zhvillimin e sistemeve të transportit hekurudhor në Evropën Juglindore në përputhje me gjendjen e tanishme dhe sistemet hekurudhore të BE-së.

Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës mbetët e përkushtuar qe t’i përkrahë këto nisma në avancimin e sistemit hekurudhor duke ndërtuar strategji konform direktivave ndërkombëtare në mënyrë qe të ofroj shërbime cilësore dhe të sigurta për të gjithë operatoret transportues hekurudhor, qoftë vendor apo ndërkombëtar.