Zyra e Kryeministrit dhe Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung, me datë 07.05.2023 ka organizuar konferencën për themelimin e Fondit Sovran të Kosovës, në të cilën konferencë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte folës kyç.
Pjesëmarrësit në këtë ngjarje ishin përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare dhe vendore, përfaqësues të ambasadave në Kosovë, përfaqësues të Ndërmarrjeve Publike lokale dhe qendrore, përfaqësues të instituteve kërkimore, shoqëria civile dhe mediat.
Në këtë ngjarje të rëndësishme Kryeshefi Ekzekutiv i Infrakos Sh.A z. Naser Krasniqi në përfaqësim të Infrastrukturës se Hekurudhave të Kosovës potencoi qe themelimi i Fondit Sovran të Kosovës është një hap i rëndësishëm në reformat me të mëdha ekonomike në Kosovë, respektivisht në fushën e menaxhimit të aseteve shtetërore në të cilin proces Infrakos do të luaj një rol të rëndësishëm.
Kryeshefi Ekzekutiv i Infrakos Sh.A z. Krasniqi është i lumtur qe NP Infrakos, do bëhet pjesë integrale e Fondit, me qëllim të mundësisë për rritje të investimeve të nevojshme për zhvillim ekonomik.
Qëllimi i kësaj konference ishte për të diskutuar potencialin e SWF-ve në kanalizimin e investimeve, kontributet në rritjen ekonomike të vendit dhe potencialin e SWF në të ardhmen, duke besuar që ky proces do rezultojë me stabilizim të ekonomisë dhe në krijim e profitit për shtetin përmes investimeve.
Kujtojmë qe projektligji ka kaluar edhe konsultimet publike, dhe është një hap më afër miratimit të tij dhe drejt finalizimit të idesë që ka nisur me koncept dokumentin mbi Fondin Sovran gjatë vitit të kaluar.
Pra, kjo konferencë mirëpritet nga të gjitha organet me qëllim qe Fondi Sovran, si mjeti institucional i investimeve qe do veprojë në zhvillimin e ekonomisë se Kosovës.


