Me datë 09.03.2022 emërohet Bordi i ri i Drejtoreve i Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës nga Qeveria e Republikës së Kosovës me këtë përbërje:
z. Afrim Mehmetaj – Kryesues
znj. Fitnete Dervisholli – Ismaili – anëtar
z. Lulzim Beqiri – anëtar
znj. Ardita Salihu – anëtar
z. Ilir Zhitia – anëtar dhe
z. Selatin Retkoceri – anëtar
Bordi i Drejtorëve mbajti takimin konstituiv me datë 14.03.2022 në drejtorinë e Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës i cili takim ka pasur karakter njohës me zyrtaret e lartë të NP-së Infrakos Sh.A
Bordi i Drejtorëve në këtë takim është pritur nga UD Kryeshefi Ekzekutiv z. Zymer Zekaj dhe zyrtaret e lartë të kësaj Ndërmarrje Publike. Po ashtu BoD u informuan për gjendjen aktuale të NP-së Infrakos dhe zhvillimet e fundit të projektit për korridorin e 10-të dhe mundësitë e hapjeve të linjave të reja respektivisht korridori qe lidhë Evropën perëndimore me Kosovën dhe portin e Durrësit.
UD Kryeshefi Ekzekutiv i Infrakos-it z. Zymer Zekaj para BoD e bëri një prezantim lidhur me Infrastrukturën e rrjetit hekurudhor, projektet aktuale dhe mundësitë e rehabilitimit të rrjetit hekurudhor ekzistues duke paraqitur rëndësinë e transportit të udhëtarëve dhe mallrave në rrjetin hekurudhor të Republikës se Kosovës.
Nga ky takim, zyrtaret e lartë dhe menaxhmenti i Infrakos Sh.A mori zotimet se BoD do të angazhohen qe Hekurudhat e Kosovës të zhvillohen sipas agjendës se politikave rajonale, evropiane dhe globale të transportit, si dhe të kontribuojnë që NP Infrakos të jetë një kompani e qëndrueshme në mënyrë që të vazhdojë drejt një zhvillimi më të sigurt, efikas, ndërveprues, të sistemeve të transportit hekurudhor në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Hekurudhat e Kosovës-Infrakos mbesin të përkushtuara në zhvillimin dhe avancimin e rrjetit hekurudhor në Kosovë dhe lidhjen e vendit me shtetet fqinje duke siguruar kështu përveç transportit të udhëtarëve edhe transport të mallrave.

