KORNIZA E POLITIKËS SË INFRAKOSIT PËR RISISTEMIM

Të nderuar/a zonja dhe zotërinj,

Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës ShA – INFRAKOS do të fillon me Rehabilitimin Gjeneral të Linjës Hekurudhore 10: Hani i Elezit – Fushë Kosovë e më pastaj Fushë Kosovë – Mitrovicë – Leshak.

Në kuadër të këtij projekti mund të paraqitet nevoja për eksproprijim eventual të pronave private me çrast duhet të bëhet edhe risistemimi i personave të zhvendosur.

Për këtë arsye, INFRAKOS-i ka hartuar dokumentin mbi politikat e risistemimit i cili është publikuar në ueb faqen tonë, andaj ftojmë të gjitha palët e interesit që të dërgojnë komentet apo sugjerimet e tyre në mënyrë që të kemi një dokument gjithëpërfshirës dhe të mirë i cili do ta rregullon këtë çështje
Komentet tuaja mund t’i dërgoni deri më datën 06 dhjetor 2015 në info@infrakos.com

Ne ju falënderojmë për kontributin tuaj dhe mirëpresim komentet tuaja.