Kryeshefi Ekzekutiv i Infrastrukturës se Hekurudhave të Kosovës Sh.A z. Naser Krasniqi se bashku me përfaqesuesin e Bankes Investive Evropiane (EIB) z. Vickers Piers, përfaqesuesin për Kosovë të Bankes Evropiane për Rindertim dhe Zhvillim z. Arianit Blakaj, organet mbikëqyrese Njësia Implementuese e Projektit (PIU), Hill International dhe përfaqesuesit e punë kryesit GCF vizitojnë punishtet në fazën I dhe II të linjës se 10-të hekurudhore në Gurëz, stacionin hekurudhor të Kaçanikut, tunelin 6 dhe 7, Obiliqin dhe Prelluzhën.
Kryeshefi Ekzekutiv se bashku me përfaqesuesit e bankave ndjekën për se afermi punimet qe janë duke u zhvilluar në fzën I dhe II të kësaj linje si dhe u njoftuan për sfidat gjatë zhvillimeve të punimeve si dhe evitimin e pengesave të shëmbjes se tuneleve në segmentin hekurudhor Kaçanik – Hani i Elezit.
Kujtojmë se faza I Elez Han – Fushë Kosovë e linjës 10-të hekurudhore ka pasur sfida të ndryshme në implementimin e këtij projekti nisur nga shfaqja e pandemisë Covid-19, pengesat e lëndeve shperthyese në trupin hekurudhor në segmentin hekurudhor Ferizaj – Lipjan dhe se fundi çështja e shembjes se tuneleve 6 dhe 7
Këto ishin një ndër sfidat dhe faktoret qe nuk ka arritur përfundimi i punimeve sipas kontratës qe ka të bëjë me përfundimin e fazës se parë Hani i Elezit – Fushë Kosovë e cila është në kuadër ë rehabilitimit të linjës se 10-të hekurudhore sipas punëkryesi GCF dhe organet mbikëqyrese të këtij projekti qe prezantuan para Kryeshefit Ekzekutiv dhe përfaqesuesve të institucioneve ndërkombëtare të EIB dhe BERZH-it.
Kryeshefi Ekzekutiv, ritheksoj qe e ka prioritet primar përfundimin e rehabilitimit të linjës se 10-të hekurudhore i cili kërkon angazhim më të madh qe të bëhet e mundur qarkullimi i trenave sa më parë.
Kryeshefi Ekzekutiv se bashku me punëkryesin dhe organet mbikëqyrese i ka shqyrtuar të gjitha mundësitë e tejkalimit të kësaj situate në mënyrë qe të trasojnë hekurudhën duke ju shmangur tuneleve si mundësi e qarkullimit të trenave i cili projekt do të jetë i përkohshëm deri në rivitalizimin e tuneleve e cila mundësi i ka dilemat nga organet e tjera kompetente për t’i dhënë mundësi realizimit të këtij projekti.
KE z. Krasniqi, potencon qe përfundimi i projektit është shumë i rendësishëm jo vetëm për Infrakos-in por edhe për operatoret transportues hekurudhor dhe për vendin si projekt i rëndësisë se veçantë edhe për ekonominë në nivel nacional.




