Në kuadër të mbështëtjes së zhvilimit të Hekurudhavë të Kosovës, ministri z. Liburn Aliu dhe zëvëndes ministri i Ministrisë se Ekonomisë z.Mentor Arifaj, është takuar më udhëheqësit e kësaj kompanie.
Ministri z. Aliu dhe zëvëndes ministri z. Arifaj është pritur në Infrakos nga UD Kryeshefi Ekzekutiv z. Zymer Zekaj dhe menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike Infrakos Sh.A.
Agjenda e kësaj vizite ka të bëjë me zhvillimet e fundit të projektit për korridorin e 10-të dhe është diskutuar mundësia e hapjeve të linjave të reja respektivisht korridori qe lidhë Evropën perëndimore me Kosovën dhe portin e Durrësit.
UD Kryeshefi Ekzekutiv i Infrakos-it z. Zymer Zekaj ,tregoi për mundësitë e zhvillimit së Infrastrukturës së rrjetit hekurudhor, projektet aktuale dhe mundësitë e rehabilitimit të rrjetit hekurudhor ekzistues duke paraqitur rëndësinë e transportit të udhëtarëve dhe mallrave në rrjetin hekurudhor të Republikës se Kosovës dhe më gjerë.
Ndërsa ministri Liburn Aliu, mbështëti edhe një herë idenë dhe projektet për rehabilitimin e linjave ekzistuese dhe mundësinë e hapjes së koridoreve të reja hekurudhore të lidhjes së Kosovës me Shqipërinë Prishtinë – Durrës.
Po ashtu ministri Aliu, u interesua lidhur me ecurinë e rehabilitimit të segmentit të dytë në koridorin 10-të dhe diskutoj mundësinë e zhvillimeve të projektit të sinjalizimit dhe elektrifikimit të kësaj linje.
Pas takimit, U.D KE i Infrakos-it Zymer Zekaj se bashku me ministrin Liburn Aliun dhe zëvendësministrin e Ministrisë se Ekonomisë Mentor Arifaj kanë vizituar punimet në teren për të parë nga afër punimet në lokacionet terminalin e mallrave në Miradi, Ferizaj, Gurëz dhe tunelin hekurudhor në Han të Elezit.
Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës, Infrako SHA si përfitues i këtij projekti ka për objektiv rehabilitimin dhe avancimi i segmentit të linjës hekurudhore 10.
Projekti financohet nga Qeveria e Kosovës përmes kredive nga Banka për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Banka Evropiane për Investime (EIB) me 50% të mjeteve dhe 50% grande nga Komisionit Evropian nëpërmjet Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).


