Pak muaj pas samitit të Traktatit të transportit Hekurudhor për Ballkanin Perëndimor qe është nënshkruar edhe memorandumi i mirëkuptimit që ka të bëjë me modernizimin e korridoreve dhe linjave hekurudhore që të mundësohet një transport normal ndërmjet vendeve të Ballkanit perëndimor, Ministri i Infrastrukturës me datë 08.11.2021 e viziton Infrastrukturën e Hekurudhave të Kosovës Sh.A INFRAKOS.
Ministri z. Liburn Aliu, është pritur në Infrakos nga BpD, UD Kryeshefi Ekzekutiv z. Zymer Zekaj dhe menaxhmenti i kësaj Ndërmarrje Publike. Ky takim kishte karakter njohës lidhur me zhvillimet e fundit të projektit për korridorin e 10-të dhe është diskutuar mundësia e hapjeve të linjave të reja respektivisht korridori qe lidhë Evropën perëndimore me Kosovën dhe portin e Durrësit.
UD Kryeshefi Ekzekutiv i Infrakos-it z. Zymer Zekaj para ministrit z. Aliu, bëri një prezantim lidhur me Infrastrukturën e rrjetit hekurudhor, projektet aktuale dhe mundësitë e rehabilitimit të rrjetit hekurudhor ekzistues duke paraqitur rëndësinë e transportit të udhëtarëve dhe mallrave në rrjetin hekurudhor të Republikës se Kosovës.
I njëjti po ashtu ka prezantuar modernizimin e rrjetit hekurudhor, respektivisht modernizimin e korridorit 10-të i cili e ka përkrahur idenë e paraqitur nga ministri i Infrastrukturës z. Aliu për mundësinë e hapjeve të korridoreve të reja hekurudhore, respektivisht korridorin Prishtinë –Durrës dhe Prishtinë – Podgoricë si rendësi të veçantë për zhvillim rajonal në aspektin ekonomik dhe ekologjik.
Nga ky takim Infrakos Sh.A mori zotimet e ministrit Aliu qe do të angazhohet qe Hekurudhat e Kosovës t’i avancojë në agjendën e politikave rajonale, evropiane dhe globale të transportit, si dhe të kontribojë qe NP Infrakos të jetë një kompani e qëndrueshme në mënyrë që të vazhdojë drejt një zhvillimi më të sigurt, efikas, ndërveprues, të sistemeve të transportit hekurudhor në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Hekurudhat e Kosovës-Infrakos mbesin të përkushtuara në zhvillimin dhe avancimin e rrjetit hekurudhor në Kosovë dhe lidhjen e vendit me shtetet fqinje duke siguruar kështu përveç transportit të udhëtarëve edhe transport të mallrave.

