INFRASTRUKTURA E HEKURUDHAVE TË KOSOVËS Sh.A “INFRAKOS” PJESË E PANAIRIT “REPUBLIKA IME”
Ndërmarrja e Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës Sh.A ‘‘INFRAKOS’’ me rastin e organizimit të Panairit “Republika Ime” për nder të shtatë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka qenë pjesëmarrës në këtë ngjarje në promovimin e shërbimeve qe i ofron kjo Ndërmarrje Publike.
Ndërmarrja e Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës Sh.A ‘‘INFRAKOS’’ në këtë panair publik ka bërë një sensibilizim për të gjithë pjesëmarrësit prezent dhe opinionin e gjerë për ngritje të vetëdijesimit të qytetareve respektivisht në kryqëzime rrugë – hekurudhë në mënyrë qe mos t’i ekspozohen rreziqeve të mundshme në sektorin hekurudhor në relacion me operimin e trenave në infrastrukturën e hekurudhave të Kosovës.
Paraqitje e kësaj Ndërmarrje Publike në këtë panair kishte zënë një vend të rëndësishëm dhe numri i të interesuarve ishte i jashtëzakonshëm, gjë qe me theks të veçantë kërkonin këshilla për ngasje të sigurt në kryqëzime rrugë – hekurudhë, po ashtu kërkonin sqarime shtesë rreth artefakteve dhe eksponateve të ndryshme të paraqitura në këtë panair.
Të gjithë të interesuarit u ndan të kënaqur me paraqitjen e sektorit hekurudhor në panair pasi qe ata kuptuan historikun e kësaj ndërmarrje, parametrat e rreziqeve, rëndësinë e saj deri në gjendjen aktuale se si ndodhej kjo kompani.
Vlen të theksohet se në vitin 2013 kjo kompani për herë të parë qe nga pas lufta ka arritur rezultat operativ pozitiv falë angazhimit dhe menaxhimit të stafit të Infrakosit, si dhe përgjatë vitit 2014 i ka implementuar shumë projekte me sukses duke e ngrit kapitalin e kompanisë dhe duke i zvogëluar shpenzimet.
INFRAKOS-i është një kompani e cila vazhdon më përkushtim shumë të madh të iu ofroj shërbime operatorëve hekurudhor dhe qytetarëve të saj duke i përmbushur të gjitha obligimet ligjore.
Fushë Kosove, 17.02.2015 Departamenti për Mardhënie me Publikun


